Hetimi pasuror për Agron Xhafajn, Krimet e Rënda shkresë për bankat

Saturday, 16 June 2018 14:15

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi pasuror për Agron (Geron) Xhafën, vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Burimet e Fax news thonë se krimet e rënda u kanë nisur një shkresë bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave. Hetuesit kanë kërkuar informacion për të verifikuar pasuritë e vëllait të ministrit nëse i justifikon ato apo jo.

Xhafaj qëndron në një burg në Itali, pasi është dënuar atje me 7.2 vite burg për trafik droge.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas publikimit të një audio-përgjimi nga Partia Demokratike ku Albert Veliu tregon se ka folur me vëllain e ministrit për trafikimin e një sasie kanabisi.

Tashmë Veliu, i quajtur ndryshe Babalja, ndodhet në Kosovë pasi ka kërkuar azil politik. Sipas tij nëse qëndronte në Shqipëri jeta e tij do të ishte e rrezikuar.

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 14:18
Login to post comments