Provimet me zgjedhje janë prova e fundit që duhet të kalojnë maturantët për të vijuar më pas me garën për studimet e larta në një nga institucionet e arsimit të lartë në vend.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i këtyre dy provimeve (20 qershor), autoritetet e arsimit kanë kërkuar nga maturantët që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e rregullores për të mos u penalizuar, teksa kanë specifikuar edhe detajet konkrete se si do të jetë struktura e dy testeve.
Në rregulloren e Maturës Shtetërore 2018, saktësohet se kohëzgjatja e dy provimeve me zgjedhje do të jetë katër orë në rastet kur maturanti do testohet në dy lëndët e tij të preferuara. Ndërsa për mbetësit e viteve të shkuara që do të testohen në një lëndë provimi do nisë më vonë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbaje 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje me alternativa, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pike gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë, sipas një skeme të përcaktuar.
Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë, të cilat i korrespondojnë notës 10. Për të qenë kalues në këtë provim, maturanti duhet të mbledhë nga përgjigjet e dhëna detyrimisht 8 pikë.
Nxënësit që grumbullojnë më pak se sa tetë pikë konsiderohen mbetës, dhe duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë provim, e vetëm më pas mund të garojnë për studimet e larta.
Specialistët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, si dhe Institutit të Zhvillimit të Arsimit që kanë hartuar edhe programet orientuese për të gjitha lëndët që do jepen si provime me zgjedhje, theksojnë se vëmendja maksimale gjatë këtyre ditëve të fundit të përgatitjes, duhet të ndalet në fushat dhe temat që vlerësohen me përqindjen më të lartë.
“Testi i çdo lëndë, qoftë bërthamë apo i nivelit të thelluar ndërtohet në mënyrë të tillë që në të, të jenë të përfshira pyetjet për të tri nivelet e vështirësisë: nivelin bazë, nivelin mesatar dhe nivelin e lartë të dijeve. Shpërndarja e pikëve në test do të jetë në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel, përkatësisht 40 për qind e pyetjeve do jenë për nivelin bazë, 40 për qind e pyetjeve të tjera për nivelin mesatar të dijeve, si dhe 20 për qind e pyetjeve të mbetura për nxënësit e mirë”, bëjnë me dije ekspertët e arsimit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar në përqindje peshën që do të ketë secila prej fushave që do të jenë pjesë e testimit final të 29 lëndëve, që zhvillohen si provime me zgjedhje ditën e mërkurë.
Në këto kushte, maturantët duhet të kenë parasysh se fusha që ka numrin më të madh të tematikave (peshën me përqindjen më të madhe) në programin e lëndës, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pyetjesh.
Ndryshe nga sa ndodhi në provimin e detyruar, testi i letërsisë dhe gjuhës shqipe me zgjedhje, do të jetë i strukturuar në dy pjesë, ku secila përfshin nga një fragment të shkëputur nga një tekst letrar i një autori të caktuar. Dy tekstet letrare në test do t’u takojnë dy gjinive (prozë, poezi ose dramë). Ndërsa për provimet e gjuhës së huaj thuhet se do të jenë të një niveli më të vështirë, se sa ndodhi në rastin kur u dhanë si provim i detyruar.
Maturanti ndëshkohet me përjashtim dhe humbje të provimit nëse:
Nuk qëndron në vendin që i është caktuar.
Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
Merr e jep informacion, kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
Dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta), ose nuk e dorëzon atë.
Përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit, si dhe kur heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
Në rast se kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, mbikëqyrësi i provimit evidenton rastin me procesverbal dhe e njofton atë mbi mosnjohjen e rezultatit.
Maturanti kandidati që përjashtohet nga provimi për shkelje të parashikuar, e cila përshkruhet edhe në procesverbalin përkatës, humbet këtë provim dhe ka të drejtë ta japë atë në sesionin e ardhshëm.
Ja cilat janë temat nga ku do të merren pyetjet për testet e 29 lëndëve me zgjedhje
Fushat dhe temat Rëndësia në %
Histori Bërthamë
Historia e qytetërimeve në antikitet dhe në mesjetë. 10%
Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore. 40%
Historia e shqiptarëve. 50%
Histori e thelluar
Tematikat e lëndës bërthamë 57 %
Fushat në programin e thelluar
Historia e qytetërimeve në Antikitet dhe në Mesjetë. 4 %
Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore. 19%
Historia e shqiptarëve. 20%
Matematika e thelluar
Numri dhe veprimet me numra. 6%
Matja. 10%
Algjebra. 10%
Funksioni. 15%
Gjeometria. 25%
Njehsimi diferencial e integral. 20%
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë. 14%
Letërsia e thelluar
Njohuritë gjuhësore përfshijnë këto fusha:
Leksikologji
Kuptimi i fjalëve.
Ngjyrimi emocional i fjalëve.
Dialektet dhe gjuha standarde.
Morfosintaksë
Klasat e fjalëve (pjesët e ligjëratës).
Llojet e fjalive.
Stilistikë gjuhësore
Mjetet morfologjike të shprehësisë.
Figurat e sintaksës poetike: elipsa, lakonizmi, anafora, rendi i gjymtyrëve, shkallëzimi, enumeracioni, pyetja retorike.
Figura tingullore:aliteracioni.
Shprehësia tingullore: ritmi, rima, strofa.
Organizimi tërësor i një teksti: titulli, paragrafi, hyrja, shtjellimi, mbyllja.
Të shkruarit
Ese përshkruese, bindëse ose argumentuese.
Drejtshkrim
Drejtshkrimi i shkronjës së madhe.
Drejtshkrimi i fjalëve në gjuhën shqipe.
Përdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit.
Veprat e detyrueshme për nxënësit
Sabri Godo: Romani “Skënderbeu”.
Shekspir: Tragjedia “Jul Çezari”.
Gjergj Fishta: Poema “Lahuta e Malcis”.
Ismail Kadare: Romani “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar” dhe “E penguara”.
Fatos Kongoli: Romani “Ne të tre”, “Lëkura e qenit”, “Jeta në një kuti shkrepësesh”, “Bolero në vilën e pleqve”.
Teknologjia Bërthamë
Teknologjia dhe sistemet teknologjike. 5 %
Komunikimi grafik. 45 %
Materialet teknologjike. 20%
Strukturat dhe mekanizmat. 15%
Teknologjia e prodhimit. 10%
Teknologjia e shërbimeve. 5%
Teknologjia thelluar
Teknologjia dhe sistemet teknologjike. 10 %
Komunikimi grafik. 19 %
Materialet teknologjike. 4 %
Strukturat dhe mekanizmat. 9%
Teknologjia e prodhimit. 4%
Teknologjia e shërbimeve. 4%
Komunikimi grafik. 13%
Teknologjia e transportit. 7%
Teknologjia e burimeve të energjisë. 6%
Teknologjia e elektricitetit 6%
Teknologjia e mekanikës. 6%
Teknologjia e ndërtimit. 4%
Teknologjia ushqimore. 4%
Teknologjia e bujqësisë. 4%
Qytetaria
Ligji dhe ne. 7%
Kushtetuta e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut. 7%
Familja. 8%
Shkolla. 6%
Fëmijëria. 8%
Rritja e fëmijës, ndryshimet. 7%
Puna. 8%
Mjedisi. 9%
Shëndeti. 8%
Ushqimi. 7%
Konsumatori. 7%
Siguria rrugore. 9%
Informimi. 9%
Sociologjia
Metodat e kërkimit sociologjik. 10%
Kultura, individi, shoqëria. 13%
Shoqërizimi. 9%
Devianca. 11%
Shtresimi gjinor dhe familja. 11%
Raca dhe etniciteti. 9%
Analiza sociologjike e besimeve fetare. 10%
Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara 11%
Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore. 9%
Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne. 7%
Gjeografia Bërthamë
Shkenca e Tokës
Sistemi diellor. 5%
Hartografia 2%
Gjeosistemet. 17%
Dinamika e Tokës. 9%
Mjedisi dhe shoqëria. 2%
Gjeografia rajonale e botës
Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve 6%
Rajonet. 19%
Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare
Vendndodhja gjeografike. 2%
Sistemet fizike. 6%
Sistemet humane. 7%
Ndërveprimi njeri-mjedis. 3%
Rajonet. 22%
Gjeografi e Thelluar
Shkenca e Tokës
Sistemi diellor. 3%
Hartografia. 2%
Gjeosistemet. 12%
Dinamika e Tokës. 6%
Mjedisi dhe shoqëria. 2%
Gjeografia rajonale e botës
Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve. 4%
Rajonet . 11%
Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare
Vendndodhja gjeografike. 1%
Sistemet fizike. 4%
Sistemet humane. 7%
Ndërveprimi njeri-mjedis. 1%
Rajonet. 17%
Gjeografia e problemeve globale
Sistemet humane. 24%
Ndërveprimi njeri-mjedis. 6%
Struktura e testeve për gjuhën angleze, frënge, gjermane, italiane, greke, spanjolle dhe turke
Leksiku dhe gramatika. 40 %
Të Kuptuarit e një teksti të shkruar. 40 %
Të shprehurit me shkrim (të Shkruarit e një eseje ose krijim, një letër, kërkesë, etj.) 20 %
Histori Arti
Arti figurativ në Antikitet (3000 vjet p.e.s – 400 e.s). 10 %
Arti në Mesjetë (shekujt XI – XV). 5 %
Rilindja Evropiane (shekujt XV – XVII). 10 %
Arti barok (shekujt XVII – XVIII). 10 %
Arti i kohës së re (shekujt XVII – XX). 15 %
Arti në shekullin XX. 15 %
Arti ilir dhe i qyteteve antike bregdetare. 5 %
Arti bizantin. 5 %
Arti pas bizantin. 5 %
Arti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. 5 %
Arti periudhës së Pavarësisë. 5 %
Arti i periudhës së pas Çlirimit (1945 deri më sot). 10 %
Histori Baleti
Kërcimi në shoqërinë primitive 3 %
Kërcimi në periudhën e Antikitetit 3 %
Kërcimi në Mesjetë 4 %
Kërcimi në Rilindje 10 %
Zhvillimi i baletit në Francë dhe Itali, Zhan Zhorzh Nover, Salvatore Vigano. 5 %
Baleti në periudhën e Romantizmit me Philip Talioni dhe Fani Elsler. 10 %
Krijimi i sistemit klasik evropian. 10 %
Zhvillimi i baletit klasik në shek. XX dhe reformat e para moderne. 10 %
Baleti bashkëkohor në Evropën Perëndimore. 10%
Teatri i baletit në Amerikë. 10 %
Tradita koreografike shqiptare. 10%
Krijimi i Filarmonisë Shqiptare. 10%
Baleti shqiptar. 5%
Histori Muzike
Muzika në Mesjetë. 5 %
Muzika në Rilindje. 8 %
Muzika Barok. 10 %
Muzika në Klasicizëm. 25 %
Muzika në Romantizëm. 37 %
Muzika në shekullin XX. 10 %
Muzika shqiptare. 5 %
Biologji bërthamë
Kimia e jetës. 7%
Biologjia qelizore. 15%
Ekuilibrat në biosferë. 8%
Mekanizmat e trashëgimisë. 12%
Si funksionojnë gjenet. 8%
Origjina dhe evolucioni i jetës. 4%
Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja. 8%
Të ushqyerit dhe tretja. 8%
Frymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimi. 13%
Riprodhimi te njeriu. 5%
Sistemi nervor dhe hormonal. 12%
Biologji e thelluar
Kimia e jetës. 5%
Biologjia qelizore. 10%
Metabolizmi qelizor. 5 %
Fotosinteza. 7%
Frymëmarrja qelizore. 7%
Mekanizmat e trashëgimisë. 10%
Si funksionojnë gjenet. 5%
Anatomia, morfologjia dhe funksionet jetësore të bimëve. 10%
Riprodhimi bimor. 5%
Tretja. 5%
Qarkullimi i lëngjeve. 5%
Frymëkëmbimi. 5%
Ekskretimi. 5%
Mbështetja dhe lëvizja. 5%
Riprodhimi shtazor. 5%
Sistemi nervor dhe hormonal. 6%
Fizika bërthamë
Kinematika. 9%
Dinamika. 15%
Forca dhe baraspesha. 4%
Puna dhe energjia. 10%
Termodinamika. 9 %
Fusha elektrike. 11%
Rryma elektrike. 11%
Lëkundjet dhe valët. 8 %
Magnetizimi. 9 %
Optika valore. 5%
Fizika moderne. 9%
Fizika e thelluar
Lëvizja e grimcave në fushën e forcave. 10%
Dinamika. 16%
Puna e forcave dhe energjia mekanike. 11%
Termodinamika 10%
Lëkundjet dhe valët. 9%
Rryma elektrike. 12%
Magnetizmi. 10%
Optika valore.Vala dhe grimca. 5%
Teoria speciale e relativitetit. 6%
Fizika kuantike.Modeli planetar i atomit të H2 5%
Elemente të elektronikës. 6%
Kimia bërthamë
Teksti i klasës së 10
Struktura dhe vetitë e lëndës, ku përfshihen ndërtimi i atomit, periodiciteti, lidhja kimike, si dhe acidet dhe bazat. 30.5 %
Reaksionet kimik me Kinetika kimike dhe Ekuilibri kimik. 12.5 %
Teksti klasës 11
Struktura dhe vetitë e lëndës me hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, grupet funksionore në përbërjet organike dhe biokimia. 27.5 %
Reaksioni kimik me elektrokimia, si dhe tipat e reaksioneve në kiminë organike 15. 5%
Teksti i klasës 12
Struktura dhe vetitë e lëndës Uji. Tretësirat ujore. 14%
Kimia e Thelluar
Teksti i klasës së 10
Struktura dhe vetitë e lëndës, ku përfshihen ndërtimi i atomit, periodiciteti dhe lidhja kimike 21.5 %
Reaksioni kimik me ekuilibrin kimik. 9.5 %
Teksti i klasës11
Vetitë e lëndës me hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, biokiminë 19.5 %
Rekasioni kimik me Elektrokimia dhe tipat e reaksioneve në kiminë organike. 11.5 %
Teksti i klasës së 12
Uji dhe tretësirat ujore. 5 %
Kimia inorganike me Termokimia, kinetika, ekuilibrat jonike. , 18 %
Kimi organike me grupet funksionore dhe klasifikimi i reaksioneve organike, mekanizmat e reaksioneve organike, si dhe hetimi i grupeve funksionore dhe analiza cilësore e përbërjeve organike. 15 %
Psikologjia
Studimi i psikologjisë. 10%
Biopsikologjia. 31%
Zhvillimi. 21%
Njohja. 21%
Variacionet mes individëve dhe grupeve. 17%
Ekonomia bërthamë
Linja 1 56%
Çfarë studion ekonomia? 10%
Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut. 19%
Konsumatori në ekonominë e tregut. 3 %
Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij. 11%
Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmës. 7%
Struktura e tregut. 6%
Linja 2 39%
Qeveria dhe ekonomia. 11%
Paraja dhe institucionet financiare. 6%
Treguesit kryesorë makroekonomik. 16%
Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike 6%
Linja 3 5%
Tregtia ndërkombëtare 5%.
Ekonomia e Thelluar
Linja 1
Qëllimet sociale të një ekonomie. 3%
Kërkesa dhe oferta: si funksionojnë tregjet. 17%
Sjellja konsumatore dhe maksimizimi i dobishmërisë. 8%
Sipërmarrës i suksesshëm. Si të bëhesh i tillë. 3%
Prodhimi, produktiviteti dhe tregu i punës. 13%
Analizë krahasuese e strukturave të tregut dhe rregullimi i monopolit. 7%
Linja 2 40%
Roli i qeverisë në ekonomi, një vështrim i gjerë. 6%
Politika monetare dhe mekanizmi i transmisionit. 17%
Njohuri të thelluara makroekonomike. 17%
Linja 3 9%
Bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese. 3%
Zhvillimi ekonomik dhe varfëria. 6%
Filozofia
Linja 1. Periudha helenik. 15%
Linja 2. Periudha romake. 10%
Linja 3. Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë. 5%
Linja 4. Mesjeta dhe Rilindja. 15%
Linja 5. Shekulli XVII. 15%
Linja 6. Shekulli XVIII. 15%
Linja 7. Shekujt XIX dhe XX. 25%
Marrë nga Dita