Shqipëria ka plot vende të bukura për tu vizituar gjatë periudhës së verës, gjatë gjithë vijës bregdetare.
Përpos bukurive të falura nga natyra, zhvillimi i turizmit arrihet edhe nëpërmjet infrastrukturës e cila i jep avantazh zonave bregsetare dhe jo vetëm.
Por në vendin tonë shpesh herë infrastruktura e keqe e bën të pamundur zhvillimin e turizmit. I tillë është edhe rasti i zonës së Orikumit ku gropat e shumta kanë uzurpuar rrugën dhe qarkullimi i mjeteve dhe njerzëve në këtë zonë turistike bregdetare e bëjnë të pamundur zhvillimin e zonës dhe shfrytëzimin e saj për pushime.
Në fotot e publikuar nga gazetari Agim Xhafka në një postim të tijin në Facebook shihet qartë se si gropat prishin imazhin e zonës bregdetare të Orikumit dhe qarkullimi i mjeteve është tepër i vështirë.