Orikumi në revoltë, rikthehen kërkesat e para 15 viteve: Duam ujë, drita dhe infrastrukturë (Video)

Diel, 13 May 2018 12:57

Banorët e Orikumit në qytetin e Vlorës kanë nisur një protestë ku kërkojnë ujë, drita dhe infrastrukturë, në një kohë kur sezoni turistik pritet të fillojë.

Banorët kanë thënë se Orikumi ka zero investime nga Bashkia e Vlorës.

Në mbështetje të tyre, në protestë ndodhet dhe deputetja e PD-së, Nada Meçorrapaj

Banorët thonë se një vend turistik si Orikumi është lënë pa investime dhe turistët do të largohen.

Para ca ditësh, një përfaqësi e këtyre banorëve hyri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku dhe e pezulluan. Ata kërkuan nga bashkiakët të merrnin masa për ta kthyer Orikumin në një vend të jetueshëm dhe të vizitueshëm /55news.al/

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 13:11

Video

Login to post comments