Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në plazhin e Velipojë, ku një pushues ka humbur jetën. Burimet bëjnë me dije se Qamil Bajrami 71 vjeç nga Kosova, ka humbur jetën pasi është futur në det.
Dyshimet e mjekëve janë se ai ka pësuar infarkt në momentin që ka rënë në kontakt me ujin. Ndërkohë kujtojmë që edhe në Velipojë mungon roja bregdetare.