Banorët e Çervenit në Fier e mbushin ujin me kafshë shtëpiake nga fshati fqinjë.
Rreth 200 familje paguajnë aforfe faturën e ujit të pijshëm edhe pse prej 7 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Faturat u shkojnë në derë, por ujë nuk ka ndonëse janë vetëm 1 km larg stacionit të pompave nga ku furnizohet me ujë të pijshëm i gjithë qyteti i Fierit.
Në këto ditë të nxehta, banorët e Çervenit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë të pijshëm./tch