Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Milot të Kurbinit, ku gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në tregun e Milotit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet V.D., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, ka vrarë me pistoletë shtetasin me inicialet K.D. 42 vjeç.
Sakaq, motivet janë ende të paqarta, teksa po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
INFROMACIONI I POLICISE
Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.
Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.