2100 subjekte që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike janë klasifikuar me risk. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, subjektet janë informuar nga Qendra e Thirrjeve në kuadër të planit të masave që po zbatohet për sezonin turistik.
Shitja e mallit me faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave në kohë për të shmangur penalizmin, deklarimi i vlerës reale të xhiros si dhe detyrimi për të kryer pagesën ishin edhe çështje kryesore mbi të cilat u informuan subjektet turistike.
Ndërkohë, administrata tatimore bën me dije se çdo subjekti i është dërguar një e-mail i personalizuar në mënyrë që të njihet me të drejtat dhe detyrimet.
Po ashtu, krahas e-mailit tatimpaguesit janë kontaktuar njëkohësisht edhe përmes telefonit nga punonjësit e Qendrës së Thirrjes mbi zbatimin e legjislacionit si dhe vetedeklarimin sipas afateve të përcaktuara.