Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë.
Nga burimet e policisë mësohet se shtetasi B.P., 53 vjeç banues në lagjen, “5 Maji” Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 104 MB, është përplasur me mjetin motoçiklet pa targa , me drejtues shtetasin L.Gj.,18 vjeç, banues në fshatin Vidhas.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi L.Gj i cili është dërguar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.