Kostot e remitancave – Zyrat postare, zgjidhja për të ulur shpenzimet

Diel, 17 June 2018 14:13

Afrika sub-Sahariane është rajoni më i shtrenjtë në botë për të dërguar para. Më shumë se 200 milionë njerëz në Afrikë mbështetet nga remitancat dhe rreth 80 milionë prej tyre jetojnë në zonat rurale.

Mungesa e infrastrukturës së nevojshme, vështirëson aksesin për shërbimet financiare. Ekzistojnë po ashtu shpenzime të tjera që përfshijnë tarifat e transportit, rreziqet potenciale përgjatë rrugës dhe monopolet për shërbimet e ofruara. Të gjitha këto përkthehen në kosto që vështirësojnë marrjen e remitancave.

Ndërkohë, pyetja që ngrihet është: Si mund të zvogëlohen këto kosto duke gjetur një ofrues alternativ për shërbime të besueshme dhe me më pak shpenzime?

Një zgjidhje alternative e propozuar janë zyrat postare. Kjo për faktin se për më shumë se 200 vjet posta ka qenë edhe një ndër elementë kryesor të jetesës së komunitetit afrikan. Postat janë të pozicionuara mirë në Afrikë për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, pasi kanë logjistikën, por edhe lidhjet e ngushta me qeverinë.

Ato janë më pak se 10 minuta në këmbë për rreth 42% të klientëve të tyre. Për shembull, në Benin dhe Madagaskar 67% e marrësve të remitancave shkojnë në zyrat postare për të tërhequr paratë e tyre. Po ashtu edhe në Senegal dhe Ganë, respektivisht 62% dhe 57% e njerëzve marrin remitancat pranë zyrave postare.

Digjitalizimi po shtrihet me shpejtësi në të gjithë Afrikën. E gjithë kjo, po ‘detyron’ ndryshime të shpejta në tregun e remitancave dhe revolucionarizimin e sistemit të pagesave. Mundësitë për operatorët postarë për të zhvilluar rrjete financiare të qëndrueshme që mbështesin familjet emigrante dhe shërbimet e mëtejshme financiare janë të pafundme.

Axhenda e 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm mbi reduktimin e pabarazisë, bën thirrje për reduktime të mëdha në më pak se 3% të kostove të transaksionit të remitancave të emigrantëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...