Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka shkuar sot tek familja Haradinaj në Gllogjan, pas ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.
Meta ka shkuar për t'i shprehur ngushëllimet e tij familjes Haradinaj.
Edhe sot gjatë ditës Meta tha se Hilmi Haradinaj ishte burrë i atdhedashurisë dhe që dha shumë për Kosovën.
"Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.
Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.
Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!", ka shkruar Meta.
Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë mbrëmë.
Ngushëllimet për babanë e kryeministrit Haradinaj