Një sherr me armë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës ku janë konfrontuar dy grupe të përbërë nga shqiptarë dhe rusë.
Mediat vendase raportojnë se një shqiptar dhe një rus kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.
Grupi i shqiptarëve dhe rusëve dolën në kryqëzimin e rrugëve ‘Sarantaporou’ me ‘Veaki Streetnjë’ dhe kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit në një zonë të populluar, duke terrorizuar dhe vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar 8 gëzhoja dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.