Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shprehur mesazhin e saj ngushëllues për ndarjen nga jeta të babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!
Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.
Ngushëllime familjes Haradinaj!
Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.
I përjetshëm kujtimi i tij!, shkruan Monika Kryemadhi në '"Facebook".