Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Milot, ku janë përfshirë 3 mjete.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip Benz me drejtues B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues M.K. dhe mjeti tip Volkswagen me drejtues I.T.
Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.