Gjykata italiane ka dënuar me 4 vite e gjysmë burg shqiptarin të cilit iu gjetën 600 mijë euro në dhomën e hotelit si dhe një sasi droge. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Emiljan Hilaj i cili u arrestuar para 6 muajsh në Selferino të Italisë.
Ai u kap në një hotel agroturizmi, ndërsa u zbulua pasi një informator i seksionit antidrogë dha informacione për një baze droge në Solferino. Gjatë kontrollit të ushtruar në hotel nga policia iu gjetën 600 mijë euro, hashash te presuar si dhe një peshore. Sipas policisë, Hilaj e përgatiste dhe e shiste drogën.
Ndërkohë lëndë narkotike iu gjet edhe ne makinën qe ai përdorte, tip Chevrolet Matiz.