Përfundon pas hekurave një grua shqiptare, 31 vjecare, e cila i shiti foshnjën e saj ende pa lindur një avokati te njohur ne Itali, si homoseksual. Mediat italiane bëjnë me dije se tashme shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, si edhe me një shume te mire qe duhet te paguaje si gjobe.
Ngjarja ka ndodhur ne Pavia, ku shqiptarja kishte bere pazar me avokatin dhe do te përfitonte prej tij 70 mijë euro nga shitja e fëmijës.
Qe te behej gjithçka e ligjshme, para se te lindte gruaja shqiptare do te martohej me avokatin, i cili deklaroi ligjërisht se fëmija ishte i tij, pra ishte ai babai.
Por, fakti qe ai ishte gay, dhe bashkëjetonte me një tjetër mashkull i beri hetuesit qe te dyshonin dhe ta çonin me tej çështjen. Aty u zbulua me pas gjithçka, pasi shqiptarja rezultoi se kishte përfituar shuma parash nga llogari e avokatit.
Hetuesit kërkuan me tej ADN dhe ajo hoqi çdo dyshim, bebi nuk ishte i avokatit.