Policia e Dibrës largon me forcë nga ushtrimi i detyrës gazetarin Neki Feta

Hënë, 18 June 2018 10:42

Policia e Dibrës nuk është mjaftuar për t’u përplasur vetëm me qytetarët e shumtë të cilët kishin dal për protestuar ndaj vizitës së Ramës si një mashtrim i madh i tyre, por është përplasur dhe me mediat të cilat ishin në krye të detyrës duke filmuar protestën e më pas përcjellë për në televizione.  

Njëri prej rasteve është edhe përplasja me gazetarin dibran Neki Feta,  korrespodent i ABC News.
Në pamjet duket qartë se si policia e Dibrës i sulet gazetarit Feta duke e tërhequr me dhunë dhe penguar të krye detyrën e tij. Në sfond dëgjohet dhe zëri i Neki Fetës që i drejtohet policit që mos më tërhiq,  çfarë ke me mua, por kjo nuk i ndaloi ata ta marrin me dhunë dhe largojnë nga përplasja që po ndodhte.  Duhet të kujtojmë faktin që z.Feta njihet nga të gjithë në Dibrë jo vetëm si një qytetar i sjellshëm, familjar i rregullt, por dhe si një gazetar profesionist. Ky veprim ndaj z.Feta është i dënueshëm dhe shoqatat e gazetarëve duhet të reagojnë.
Qeveria e Rilindjes për 5 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim për Dibrën ndaj dhe protesta ishte krejt legjitimet përkundër propagandës së kryeministrit Rama i cili kishte nxjerrë më dhune administratën ta dëgjonte. Paturpësisht Rama i cili kishte udhëtuar me helikopter nga Tirana në Lurë e më pas nga Lura në Dibër, Peshkopia në Klos e mandej në Tiranë, siç rëndom mashtron në të gjithë pseudodëgjesat  premton mrekullinë kur shqiptarët janë sot në ditën më të keqe të tyre, ku mbi 200 mijë qytetarë janë larguar nga Shqipëria, 350 mijë kanë aplikuar në lotarinë amerikane, e të tjerë që nuk dinë çfarë të bëjnë me jetën e  tyre. Efektivat blu të policisë së komisariatit Dibër dukej qartë kishin marrë porosi për të mos e lejuar protestën, shpërndarë atë dhe me dhunë po qe e nevojshme. Në fakt nuk mundën të ia dalin ti shpërndajnë qytetarët e konsiderueshëm në numër në këtë protestë, por dhunë ushtruan mbi ta!. Forca e ligjit duhet të zbatohet ndaj të gjithëve.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 12:34

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...