Shoqata “Camëria” nderon ish-Presidentin Bujar Nishani

Hënë, 18 June 2018 13:15

Në kuadër të të javës çame, PDIU dhe shoqata ‘Çamëria’ kanë dekoruar ish presidentët Bujar Nishani, Alfred Moisiu si dhe ish kreun e OSBE Ricardo Migliori për kontributin që kanë dhënë për çështjen çame.

“Duart e fqinjit të përfshirë në krim, për fat të keq u zgjatën deri në Tiranë e sot heshtja i ka pllakosur “trimëroshët” e politikës shqiptare që i gafurren njëri-tjetrit si të dehur pas pijes së pushtetit dhe zhburrërohen e të mbesin në dorë, kur ulen përballë Greqisë”. Keshtu ka deklaruar sot kreu i PDIU-se, Shpëtim Idrizi, nw fjalën e mbajtur gjatw dekorimit nga presidenti Meta, te Shoqates Cameria. Ai i ka dhënë mesazh te qarte politikes ne Tirane dhe Greqi, se “çamet janë gjallw e ne këmbë dhe Çamëria nuk harrohet”, tha Idrizi në fjalën e tij të ndër të tjera në fjalën e mbajtur.

Nga ana tjetër presidentët thanë se ky është një nder që iu bëhet. Nishani theksoi në fjalën e tij se çështja Çame është çështje prosperiteti dhe çështje e të drejtave të njeriu, është çështje pro shqiptare dhe akush nuk duhet të na kompleksojë në lidhje me këtë.

“Çështja Çame nuk është çështje urrejtjeje dhe hakmarrje, por çështje e drejtësisë, integriteti dhe prosperiteteti. Është një çështje evropiane,. Është një çështje proshqiptare dhe askush nuk ka pse të na kompleksojë, askush nuk ka pse të na shantazhojë. Ju falënderoj shumë për këtë nder të veçantë, në këtë javë të veçantë për Çamërinë’, tha ndër të tjera Nishani

Login to post comments