Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës. Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.
Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë. Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.
Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën. Në videon e siguruar nga JOQ, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë.
Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë:
“U gjet nje i mbytur ne Golem, Durres, as ambulanca as policia ska ardhur akoma. Dukej rreth 75 vjec dhe mendohet se i ka rene infarkt ne uje, se nuk ishte shume ne thellsi, e nxorren 2 cuna.”