3 persona janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme droge në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Sasia e drogës ishte ngarkuar e tëra në një makinë tip furgon, që drejtohej nga një 25 vjeçar, shtetas grek. 32-vjeçari shqiptar ndodhej në vendin e pasagjerit. Në 17 thasët kishte një sasi prej 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa.
Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë grekë që me makinat e tyre kishin rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës.
Siç rezultoi nga verifikimi, 32-vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.