Këtë vit, numri i parcelave të mbjella me kanabis të zbuluara nga policia numërohen me gishtat e dorës. Nga fluturimet e avionit të “Guardia di Finanza”-s, deri më tani nuk rezulton të ketë kultivim masiv në tokë të hapur.
Por, nga analizat e brendshme të policisë ka informacione se, për t’i shpëtuar zbulimit nga ajri, trafikantët do të ndjekin një tjetër strategji. Përveç kultivimit në ambiente të mbyllura, si magazina që u kap në Fier, e cila ishte shndërruar në një laborator, kultivuesit mund të shfrytëzojnë një tjetër mënyrë.
Përveç kontrollit nga ajri, policia do të ushtrojë vazhdimisht kontrolle me shërbime në terren, për të zbuluar bimë të kultivuara që nuk mund të konstatohen nga ajri. Bëhet fjalë për bimë të mbjella në parcela me perime, apo pemtari, apo bimë të mbjella larg njëra-tjetrës në distancë, në tokë të pyllëzuar e pa pronarë.
Sipas analizës së policisë, ku janë caktuar edhe zonat e riskut, këtë vit do të ketë tentativa kultivimi, pasi edhe çmimi i hashashit pritet të rritet. Për shkak të prodhimit të masë në vitin 2016, çmimi i kanabisit në tregun e trafikantëve ra ndjeshëm edhe për vitin pasardhës (200 euro/kg), ndërsa këtë vit pritet të kapë sërish kuotat e vitit 2015 (1.500 euro/kg).
Ndonëse ka informacione se në Shqipëri ka rezerva stok kanabisi, shumica e mallit mund të jetë prishur, pasi sipas ekspertëve me kalimin e kohës bie niveli i THC-së, përmbajtja kryesore e hashashit që përcakton cilësinë në tregun europian. TCH