Departamenti Antikurrupsion ne PD ka reaguar permes nje reagimi sa i perket favorizimit te firmave te lidhura me zyrtare te larte te PS, ministria dhe ish ministra. Rasti konkret ka te beje me ish ministrin e Shendetesise Ilir Beqja ku theksohet fakti se kompani te lidhura me te po i fitojne tenderat ne menyre te hapur dhe pa gare.
Je reagimi ne FB i Departamentit Antikurrupsion ne PD dhe shefe Lealba Pelinku:
"Në kontekstin ku skandalet e përfshirjes së ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe i ministrit aktual Fatmir Xhafa, që me imunitet shtetëror mbrojti dhe lejoi vazhdimin e aktivitetit kriminal vëllanë e tij, të dënuar me vendim penal të formës së prerë, ligjeve antikueshtuese dhe vendimeve të jashtëligjshme, paralizës së gjyqësorit dhe instrumentit garantues për kushtetueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë, Gjykatës Kushtetuese, cënimi i shtetit të të drejtës nuk përbën tashmë më një rrezik, por realitet.
Sigurisht, sa më sipër nuk i ka ezauruar energjitë e kryeministrit dhe miqve të tij për të vazhduar me intensitetin dhe vëllimin e ditës së parë të Rilindjes në pushtet, që të vijojë me aktivitet tjetër kriminal: mega-abuzimin me fondet e shtetit, të cilat përfundojnë në portofolin e kryeministrit dhe njerëzve pranë tij.
Kështu, nuk rreshtin shoqëritë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi të lidhura me ish ministrin Ilir Beqaj, që të fitojnë tendera me vlera të tejfryra. Në fakt, nuk është korrekte të shprehesh se “fitojnë tendera”, sepse konkurrenca mungon tërësisht. Asnjë konkurrent nuk guxon të sfidojë paracaktimin e fituesit, pasi kjo do të thotë të heqësh dorë edhe nga mundësia për të qenë fitues, në bazë të ligjit, edhe për prokurime me vlerë shumë më modeste. Tashmë kjo praktikë ndër operatorë ekonomikë, është çimentuar.
Konkretisht, shoqëria “INTECH+” shpk, me ortak de facto Ilir Beqajn, rezulton pjesëmarrëse e vetme, dhe, sigurisht, fituese e procedurës së prokurimit me objekt “Mirëmbajtja e sistemit te thesarit dhe blerje licenca oracle” dhe fond limit 1 mld e 362 mln leke e zhvilluar nga AKSHI. Duke qenë që ka ekzistuar siguria e të qenit pjesëmarrës i vetëm, shoqëria në fjalë ka ofertuar e sigurt me vlerë pranë asaj të fondit limit.
Për një kujtesë, Ilir Beqaj, nëpërmjet dy shoqërive te tij INTECH+ shpk dhe FASTECH shpk, ka përfituar për periudhën 2014 – 2018 si me poshtë:
INTECH+ shpk:
37 tendera, me vlerë 17.8 miliard leke ose 14.2 milion euro
FASTECH shpk:
103 tendera, me vlere 18.6 miliard leke ose 14.8 milion euro
TOTAL (të dy shoqëritë):
140 tendera, me vlere 36.5 miliard leke ose 29 milion euro"