Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili ka treguar për dhunën e ushtruar ndaj të vëllait në qytetin e Lushnjës.
Përmes një postimi në “facebook” Berisha ka shkruar se “narkopolicia” dhe “narkobandat” janë bërë një.
Në denoncimin e tij qytetari shkruan se si ka mundësi që një person të rrihet ne mes të qytetit dhe në polici të mos thërritet asnjë prej përgjegjësve.
“Si eshte e mudur qe prokuroria e Lushnjes nuk nis hetimin? Dua te denoncoje edhe mjekun ligjor qe esht duke manipuluar diagnozen e vellait dhe duke shtrebeluar rastin.” shkruan qytetari.
Postimi i plotë;
Sot jane nje, narkopolicia dhe narkobandat!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Z.Doktor.
Ju shkruaj per te denoncuar komisariatin e Lushnjes,Prokurorin e Lushnjes dhe Spitalin e Lushnjes.
Vellai im eshte goditur pa asnje arsye, pa asnje sherr e debat ne nje lokal prane spitalit te Lushnjes nga pronari i lokalit shtetasi Edi Gega, ky i fundit ka thirrur ne ndihme edhe 3 shoket e tij qe nuk jan identifikuar nga policia. Pasi e kan goditur dhe gjakosur vellain ne prani te nenes se moshuar e kan marr dhe e kan hedhur ne rruge. Vellai esht ngritur nga nena dhe esht derguar ne urgjencen e spitalit ku ka marr sherbimin mjekesor dhe qendron prej 3 ditesh i shtruar ne gjendje te rend ne spital. Ne fillim dua te denoncoje se si eshte e mundur qe nuk arrestohet ne flagrance nga policia ky individe? Po sikur te ndodhi me e keqja per vellain dhe ky person te arratiset,kush mban pergjegjesi? Si eshte e mudur qe prokuroria e Lushnjes nuk nis hetimin? Dua te denoncoje edhe mjekun ligjor qe esht duke manipuluar diagnozen e vellait dhe duke shtrebeluar rastin. Si eshte e mundur qe ky prototip Edi Gega dhe prototipat e komisariatit qe e len te lire pine birra dhe raki sebashku pa mbajtur fare pergjegjesi? Ku esht shteti qe votuam ketu...? Per cfar vetingu flet kryeministri Rama kur vet shefat e komisariateve jan pale me krimin. Nese nuk behet drejtesi ...do te behet vetegjyqesi se nuk ka rruge tjeter perderisa nuk ka shtet ne Shqiperi.
Falemindert”