Ditën e nesërme në sitën e vettingut do të kalojë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.
Seanca dëgjimore për Toskën është caktuar në datën 20 qershor në orën 11:00 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupa Gjykuese që do të gjykoj pasurinë e Toskës përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari. Dosja e gjyqtarit Toska do të vlerësohet mbi tre kritere të përcaktuara në ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasuria, figura dhe aftësimi profesional.