Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.
Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet shmangur.
Ajo shoqërohet gjithnjë me plogështi dhe me një sërë simptomash të tjera drobitëse.
Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se anemia ndodh kur trupi përballet me një nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.
Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur.
Për këtë arsye, hekuri është një mineral jetësor kundër anemisë.
Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.
Më poshtë do të gjeni disa nga mënyrat më të thjeshta për të shmangur shfaqjen e anemisë, për të qenë të shëndetshëm dhe plot energji.
Hani ushqime të pasura me hekur
A e dini sa është sasia e nevojshme e hekurit për të cilën keni nevojë që të shmangni aneminë?
Një grua ka nevojë për 15-18 mg hekur në ditë, ndërsa një burrë ka nevojë për 8-11 mg.
Një vezë e vetme përmban 6 mg hekur. Është e rekomandueshme që të konsumoni ushqime të pasura me hekur.
Zgjidhni vezë, drithëra, patate, barishte, bishtajore, arrorë dhe fruta të thata.
Ata që kanë probleme me aneminë duhet të konsumojnë edhe vezë, produkte të bulmetit, qumësht soje, e të tjerë.
Minerali që vjen nga ushqimet shtazore përthithet më mirë nga trupi se ai që vjen nga burimet bimore.
Njerëzit që konsumojnë mish dhe peshk duhet të konsumojnë mish viçi, mish lope, shpendë, sardele, goca deti, karkaleca e të tjerë.
Hani ushqime të pasur me hekur
Shumica e drithërave janë të pasur me hekur dhe plotësojnë dozën ditore.
Personat me prirje anemike kanë nevojë për drithëra të pasuruara me vitaminë B12 në mënyrë që të shmangin aneminë.
Hani ushqime të pasura me vitaminë C
Vitamina C nxit përthithjen e hekurit, ndaj ekspertët rekomandojnë ushqime të tilla në çdo vakt.
Burime të pasura të vitaminës C përfshijnë lëngjet e agrumeve, portokallet, specat, domatet, brokoli dhe pjepri.
Kufizoni sasinë e kafesë dhe çajit gjatë vakteve
Sigurohuni që të jeni të hidratuar dhe të pini më shumë ujë.
Kafeja dhe çaji, madje edhe ai jeshil pakësojnë sasinë e hekurit që përthithet në gjak. Studimet kanë treguar se nëse konsumoni çaj gjatë vaktit, përthithja e hekurit në gjak bie me 62 përqind.
Sidoqoftë, hekuri i përftuar nga burimet shtazore nuk ndikohet nga çaji apo kafeja, por anemikët duhet të tregojnë shumë kujdes me këto pije.
Ditari ushqimor
Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumoni në mënyrë që të dalloni sasinë e hekurit që merr trupi.
Mund të mbani shënime për ushqimet e pasura me hekur që merrni në ditë.
Nëse ndiqni këto pesë këshilla dhe mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor do të jeni në gjëndje të shmangni shfaqjen e anemisë që vjen si pasojë e dozave të ulëta të hekurit./AgroWeb.org