Sa i sigurt është Kampionati Botëror në Rusi?

Tuesday, 19 June 2018 10:58

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente. Por të shtunën ndodhi një rast që paralajmëron për rreziqet.

 Një moment trishtues në Moskë. Një shofer taksije futet me makinën e e tij të verdhë të shtunën, në afërsi të Sheshit të Kuq, në masën e njerëzve të mbledhur. Ai ka lënduar shtatë persona, ndër ta edhe fansa të Meksikës. Shoferi ishte nga Kirgistani, një vend aziatik i banuar me shumicë myslimane. Shumëkush në Rusi kishte frikë se fjala ishte për një sulm terrorist.

Por vetëm pak më vonë erdhi shpjegimi nga kryetari i bashkisë në Moskë, Sergej Sobyanin. Shoferi i taksisë e ka humbur kontrollin ndaj makinës! Pra, fjala nuk ishte për një sulm terrorist. "Më vjen keq", tha shoferi. Ai kishte dashur që pas një dite të lodhshme të shkonte në shtëpi, "për të fjetur". Duket se ka qenë i stërlodhur. Këtë të hënë do të nxirret para gjykatës, thonë agjensitë ruse të lajmeve.

Paralajmërimet nga sulmet
Por kjo ngjarje ka hapur debatin për sigurinë në vend. Ngjarja ka shkaktuar frikë tek organizatorët, politikanët dhe banorët e Rusisë dhe Moskës. Të premten e kaluar autoritetet amerikane kanë publikuar një paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Rusi. Rreziku më i madh është tek monumentet e rëndësishme, në trafik apo dhe vendet tjera ku mblidhen shumë njerëz.

Në fillim të prillit të këtij viti në metronë e Shën Peterburgut ka ndodhur një sulm, ku një atentator vetëvrasës ka vrarë 14 persona. Rreth 9.000 luftëtarë me nënshtetësi ruse janë duke luftuar në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik apo në Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre janë me origjinë nga Kaukazi Verior. Autoritetet ruse janë të vetëdijshme se në mesin e tyre mund të ketë edhe terroristë potencialë, të cilët duan të kryejnë sulme gjatë Kampionatit Botëror.

 Fansat nuk kanë frikë

Megjithë këto rreziqe, dhjetëra mijëra fansa të fubollit vazhdojë të lëvizin në brendësi të Moskës dhe qyteteve të tjera, duke festuar fitoret e ekipeve të veta - sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në veçanti të zëshëm janë fansat e Argjentinës, ndonëse ndeshja e parë e kombëtares së tyre përfundoi me rezultat dëshpërues (1:1) kundër Islandës.

Policia me uniforma mund të shihet gjithandej në qendër. Por ka dhe shumë forca të sigurisë me veshje civile. Gjithandej në mure janë vënë edhe kamera të sigurisë, me sistemet për njohjen e fytyrave. Në afërsi të stadiumeve Lushniki und Spartak janë krijuar zona të posaçme të sigurisë. Banorët duhet të kenë leje të posaçme për lëvizje rreth shtëpive të tyre. Supermarketet dhe dyqanet tjera nuk guxojnë të shesin alkool gjatë apo pas ndeshjeve.

Policia nuk ka kurfarë tolerance ndaj fansave që krijojnë incidente. Ajo ëshë konsultuar me kohë edhe me autoritetet e vendeve të tjera që marrin pjesë në kampionat dhe ka kërkuar që fansave të dhunshëm të mos u jepen viza. Shtetasit e huaj gjithmonë duhet ta kenë me vete pasaportën. Ai që e ka harruar në hotel, mund të ketë probleme. Ndërsa në stadium mund të futesh vetëm me Fan-ID dhe biletë.

Patrullat e rrepta

Rreth stadiumeve dhe në stadiume po patrollojnë dhe kontrollojnë forca të mëdha të policisë, ushtrisë, njësive speciale dhe gardës kombëtare (të ashtuquajturit Kozakët). Çantat kontrollohen gjithandej, ndërsa njerëzit filmohen me kamera të sigurisë. Ka të dhëna të ndryshme për forcat e angazhuara në Moskë, por ekspertët flasin për shumë më shumë se 100.000 forca të sigurisë dhe mbi 20.000 ndihmës vullnetarë.

Ekspertët janë duke kontrolluar në sfond edhe rrjetet sociale. Telefonat e rasteve emergjente janë në funksion tërë kohën. Në Rusi kanë shkuar edhe ekspertë të sigurisë nga Gjermania, por ata nuk duan që t'u përmendet emri. Ata janë duke bashkëpunuar me autoritetet ruse. Rusia po bën të pamundurën që Kampionati Botëror të kalojë pa probleme, thonë ekspertët.

sport.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...