Deputetët e Partisë Demokratikë kanë thirrur sot në interpelancë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për ta pyetur në lidhje me Teatrin Kombëtar dhe ligjin e jashtëzakonshëm që kanë propozuar për ta shembur ketë vepër e për të ndërtuar kulla.
Por Kumbaro nuk ka mbërritur e vetme, ajo kishte marrë për përforcim edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Por prania e Veliajt në këtë komision ishte e paligjshme ndaj deputetët e PD-së kanë insistuar që ai të largohet dhe Veliaj ka ikur. Por në vend që të zhdukej nga Kryesia e Kuvendit, deputetët e mazhorancës e kanë strehuar atë te zyrat e Komisionit të Ligjeve.
Siç duket e gjithë mazhoranca është vënë në shërbim të një kryetari bashkie dhe bën çdo gjë në mbrojtje të tij.