Ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926?

Tuesday, 19 June 2018 11:31

Kompania“Bradbury Wilkinson” dhe një problem me “5 lekëshin” e “Richter&Co”

Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë përdorte ligjërisht monedha të huaja, që krijonin jo pak probleme në shkëmbimet ekonomike të vendit apo te llogaritë publike, për shkak edhe të mungesës së kursit të këmbimit.
Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikonte edhe printimin dhe futjen në treg të monedhës shqiptare, frangut ar me nënfishat e tij lekë e qindarka. 1 frang ar ishte i barabartë me 5 lekë.  Në procesin e printimit të kartëmonedhave e monedhave shqiptare do të angazhoheshin disa prej kompanive më të njohura në botë për këtë shërbim.
Për kartëmonedhat me prerje 5, 20 e 100 franga do të përzgjidhej kompania “Bradbury Wilkinson&Co. Ltd.” në Londër ndërsa për kartëmonedhën 1 frangë (5 lekë) do të përzgjidhej “Richter & Co” në Napoli.
“Bradbury Wilkinson & Co” ishte një kompani që merrej me projektimin dhe printimin e kartëmonedhave, pullave postare dhe certifikatave të aksioneve. Kompania Bradbury u themelua në vitin 1850 nga Henry Bradbury dhe filloi printimin e kartëmonedhave në vitin 1856.
Ajo ishte një nga kompanitë më të njohura në botë në fushën e prodhimit të letrave me vlerë. Në vitin 1903 kompania u ble nga “American Bank Note Company” dhe vijoi të operojë në Londër.
Ndërsa “Richter & Co” u themelua në vitin 1842 nga një tipograf zviceran për prodhimin e posterave e imazheve me ngjyra. Më pas, Richter u bë furnitor i shtëpisë mbretërore italiane dhe kompania u specializua në sektorë të ndryshëm, mes të cilëve edhe të printimi i kartëmonedhave.
Një problem me 5 lekëshin e parë
Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.
Sa i përket kartëmonedhave të tjera, nga kompania me qendër në Londër, fillimisht do të printohej një sasi prej 5 mijë frangash ari, të ndara në prerje 20 frangëshe të cilat do të futeshin në qarkullim në tregun shqiptar në vitin 1926.
Prerja 20 franga do të ishte prerja më e përdorur në Shqipëri deri në vitet ’30 e duke zënë 62 % të nivelit të qarkullimit të parave. Më pas raporti do të ndryshonte, ku prerja 100 franga do të zinte më shumë “vend” në qarkullimin e parasë në vend.
Sa i përket monedhave metalike shqiptare, ato do të bazoheshin në modelet e profesorit Giuseppe Romagnoli i cili do të drejtonte shkollën e medaljes dhe ofiçinën shtetërore italiane të letrave ne vlerë për 45 vite. E monedhat shqiptare do të gdhendeshin nga “Motti.inc” në ofiçinën e monedhave në Romë. Kreshnik KUÇAJ/Portali ekonomik SCAN

printimi-i-parase-765x383.jpg

monedha-1926-2.jpg

 

 

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 11:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...