Shtyhet afati i bonove të privatizimit – Legalizimet, qytetarët 3 vjet kohë për të paguar truallin

Tuesday, 19 June 2018 11:27

Qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë faturat e truallit përmes bonove të privatizmit deri në vitin 2021. Duke qenë se ky proces është shtyrë për të disatën herë, Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat ka vendosur t’u lërë një afat 3-vjeçar qytetarëve, në mënyrë që të përmbyllin të gjithë procedurën me ALUIZNI-n. Propozimi është bërë nga deputeti socialist Anastas Angjeli, ndërsa opozita nuk ka qenë prezentë në komision.

I ftuar në Komision Zv.Ministri i Financave, Erion Luçi theksoi se 3 vjet janë të mjaftueshme për të përmbyllur këtë proces dhe në këtë mënyrë ulet fatura financiare për pronarët e truallit.

Bonot e privatizimit janë emetuar fillimisht në vitin 1995. Familjet që kanë ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, mund të paguajnë me bono privatizimi deri në 50 për qind të faturës me qëllim marrjen e tapisë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në total janë emetuar 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, prej të cilave u janë shpërndarë publikut 51.2 miliardë lekë. Nga këto janë përdorur deri tani në proces privatizimi 10 miliardë lekë, ndërkohë që mbeten të shpërndara dhe të papërdorura 41 miliardë lekë të tjera.

Gjatë tre viteve të fundit, në procesin e privatizimit të pronës shtetërore me të drejtën e parablerjes për ish-pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje, rezulton të jenë arkëtuar rreth 705 milionë lekë bono privatizimi.

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 16:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...