Një fuoristradë është gjetur e djegur në Shkodër këtë të martë nga forcat e policisë.
Mjeti i tipit Benz ndodhej i parkuar poshtë një pallati kur hajdutët i janë afruar dhe kanë tentuar ta vjedhin. Në pamundësi për të grabitur makinën, hajdutët për të humbur gjurmët e gishtërinjve i kanë vënë flakën fuoristradës dhe më pas janë larguar.
Autorët janë larguar pa arritur që të identifikohen sepse ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.