E goditi burri me sqepar, gruaja tregon tmerrin: U mbylla në banjo, isha gjakosur kudo

Tuesday, 19 June 2018 12:05

Një 57-vjeçare në Memaliaj i ka shpëtuar mrekullisht sulmit të të shoqit me sqepar, teksa ai ishte në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës, kur Antoneta Myrtaj, e cila është edhe invalide, u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj, Ferit Myrtaj. Ky i fundit u arrestua për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

“Më gjuajti nga koka te këmbët me pjesën e pasme të sqeparit. Edhe mund të kisha vdekur, do isha harruar”.

Kështu e ka nisur rrëfimin e saj dje 57-vjeçarja, teksa ndodhej në spital. Goditjet i kanë shkaktuar asaj fraktura në kokë dhe trup.

Sipas dëshmisë së dhënë prej së dëmtuarës, ngjarja ndodhi në shtëpi kur 65-vjeçari, në gjendje të dehur, është kapur me fjalë me të shoqen e më pas e ka goditur me anën e pasme të sqeparit. Në momentin kur bashkëshorti u kthye në banesë, ajo tregon se ndodhej te fqinja pranë dhe e ka gjetur atë teksa e priste jashtë derës së apartamentit.

“Kur vajta në shtëpi, ai më priste përjashta. Nisi të bërtiste. I thashë mos bërtit se është turp. Më kërkonte lekë. Ai pi shpesh dhe kërkon lekë. Unë kam vetëm pensionin tim të invaliditetit, kurse ai pensionin e minatorit. Do të të vras, më tha, dhe më goditi me sqepar. I lutesha, aman mos më vrit, çfarë të kam bërë. Por ai vazhdonte të godiste. U mbylla në banjë, ndërsa gjaku më rridhte. Thërrita me sa fuqi kisha ‘ndihmë, ndihmë’. Erdhi Policia, shqeu derën e më morën me ambulancë. Ai ishte në shtëpi gjatë kësaj kohe. Ishte ulur dhe rrinte”, rrëfen e plagosura.

Antoneta tregon se kalvari i saj i vuajtjeve ka nisur që në vitet e para të martesës. I shoqi pinte gjithmonë dhe e godiste atë. Por siç ajo tregon, mentaliteti i kohës nuk e la që t’i jepte fund kësaj marrëdhënieje të dhunshme dhe me bashkëshort të alkoolizuar. Me kalimin e kohës, situata, sipas saj, pati njëfarë përmirësimi, por pesha e viteve dhe sëmundjet që kanë mposhtur fizikisht dy ish-minatorët e Memaliajt, e çuan Faikun sërish drejt alkoolit.

“Kishte disa kohë që nuk më godiste. Kur qe i ri, më dhunonte gjithmonë. Ka pirë që kur u martuam. Ndaloi ca kohë, por që kur u sëmur nga këmbët, filloi prapë të pinte”, thotë 57 vjeçarja.

Dy ish-minatorët jetojnë të vetëm dhe të ardhura kanë pagesën e invaliditetit të gruas dhe pensionin e minatorit të të shoqit. Gjendja e vështirë ekonomike ka rënduar më shumë situatën në familjen e tyre, duke e çuar 65vjeçarin sërish drejt pijes.

Antoneta Myrtaj rrëfen se ata janë debitorë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Prej tre vitesh po shlyejnë debitë e prapambetura, çka ka rënduar së tepërmi ekonominë e tyre familjare, krahas vesit të të shoqit për alkoolin./Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...