236 drejtues mjetesh janë arrestuar nga për drejtim mjeti në gjendje të dehur vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Policisë, kjo shifër është më e lartë se krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasi numëron rreth 44 raste më shumë se sa në 2017-ën. Ndërkohë, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit rreth 10 000 drejtues mjetesh, 2900 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në trend rritës janë evidentuar edhe shkeljet në rastet e mospërdorimit të kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara.
Ndërsa, nga të dhënat, rezulton se ka një rënie drastike të numrit të shkeljeve për mospërdorim të rripit të sigurimit, ku janë evidentuar 8500 ndëshkime më pak se në vitin 2017.
Mosdhënia e përparësisë ndaj këmbësorëve vijon të mbetet edhe një nga shkeljet dhe shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Kështu, vetëm gjatë ditës së sotme, gjatë kontrollit dy orësh të ushtruar nga Policia Rrugore në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit janë ndëshkuar rreth 35 drejtues mjetesh.