Bashkia Shkodër dhe kryetarja e saj Voltana Ademi kanë njoftuar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për organizimin e “Ditës së Liqenit” më 23 qershor. Është bërë publike gjithashtu edhe axhenda e këtij aktiviteti i cili çelet në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat dy orë duke u mbyllur kështu në 12 të mesditës.
Postimi i plotë:
Me datë 23 Qershor Bashkia Shkoder në bashkëpunim me Ëater Sports on the Lake organizon Ditën e Liqenit.
Në këtë ditë do ketë shumë aktivitete ujore si: not distanca të ndryshme, vaterpol, kanoe, surf, paddling etj.
Axhenda e aktivitetit:
Ora 10:00 -- Hapja aktivitetit
Ora 10:15 -- Gara noti (Zalli bardhe - Molo)
Ora 10:30 -- Gara noti (Rrasa e pare - Molo)
Ora 10:45 -- Gara noti në distance të shkurtër
Ora 11:00 -- Ndeshje vaterpoli
Ora 11:00 -- Gara me kanoe
Ora 11:15 -- Demonstrime të sporteve ujore,surf,paddling,ski uji
Ora 12.00 -- Mbyllja aktivitetit
Pjesëmarrja është e lirë.