Aktorët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja. Rezistenca për Teatrin dhe pronën publike do të vazhdojë deri në tërheqjen e qeverisë nga projekti i grabitjes së truallit publik.
Aktorja Anila Bisha, e cila e revoltuar foli për kushtet e tetatrit. Bisha tha se aktorët janë pro rikonstruksionit të tij, por në asnjë mënyrë nuk mund të prishet. Ajo tha se aktorët janë të terroruizuar nga kjo situatë. Në fjalën e saj aktorja tha se projekti për prishjen e tetatrit ka qenë nga Edi Rama, që prej kohës kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile Ervin Goci në fjalën e tij i ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve që kanë emisione ‘prime time’ në televizion që të mos marrin politikanë që flasin para ‘pasqyrës’, por të informojnë publikun.
“Këta bëjnë debat me vete, i bëj thirrje Blendi Fevziut, Sokol Ballës, Eni Vasilit, Ilva Tares të gjthë që kanë emisionet prime time, mos merrni individë që flasin para pasqyrës, dhe thonë sa të bukur jemi keni përgjegjësi publike. Keni marrë licencën për të informuar publikun. Është një përgjegjësi njerëzore dhe profesionale. Ju bëjeni, por do të keni harçet në kurriz.”