Aktivisti thirrje gazetarëve: Ftoni individë që informojnë publikun, jo që flasin para ‘pasqyrës’

Tuesday, 19 June 2018 20:58

Aktorët dhe aktivistë të shoqërisë civile po vijojnë protestën kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile Ervin Goci në fjalën e tij i ka bërë thirrje mediave dhe gazetarëve që kanë emisione ‘prime time’ në televizion që të mos marrin politikanë që flasin para ‘pasqyrës’, por të informojnë publikun.

“Këta bëjnë debat me vete, i bëj thirrje Blendi Fevziut, Sokol Ballës, Eni Vasilit, Ilva Tares të gjthë që kanë emisionet prime time, mos merrni individë që flasin para pasqyrës, dhe thonë sa të bukur jemi keni përgjegjësi publike. Keni marrë licencën për të informuar publikun. Është një përgjegjësi njerëzore dhe profesionale. Ju bëjeni, por do të keni harçet në kurriz.”

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 21:05
Login to post comments