Ndryshojnë rregullat dhe tarifat për markat si bëhet ndarja në kategori dhe regjistrimi i tyre

E mërkurë, 20 June 2018 08:37

Në fund të javës së parë të qershorit hynë në fuqi një seri vendimesh të reja të lidhura me markat. Përmes rregullores së re  Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale(DPPI) do të ndjekë një seri procedurash, për mënyrën sesi do të trajtohen markat rast pas rasti. Fillimisht kjo rregullore qartëson kategoritë nëse ato janë marka: fjalë, figurë, markat formë apo të pozicionit si dhe markat me rlementë përsëritës apo që konsistojnë në ngjyrë apo kombinim ngjyrash.
Rregullorja kërkon që në në varësi të llojit të markës, për të cilin është kërkuar regjistrimi në aplikim, duhet të bëhet shoqërimi me paraqitjen grafike të markës, e cila duhet të jetë e qartë, e saktë, lehtësisht e disponueshme, e qëndrueshme dhe objektive.
Regjistrimi i markës bëhet pas plotësimit të disa kushteve ku përveç dokumentacionit të nevojshëm shoqërues kërkohet edhe pagesa e tarifës për llogari të Drejtorisë së përgjithshme të Pronësisë Industriale.
Rregullorja për markat trajton mënyrën sesi procedohet kur ka kundërshtim për regjistrimin e një marke, kur nuk ka ripërtëritje të një marke ekzistuese si dhe rastet e prioritetit për disa mallra.
Rregullorja përfshin gjithashtu regjistrin e markave duke përcaktuar saktë të dhënat që përmban ai duke nisur nga numri i aplikimit, data e depozitimit të aplikimit, të dhënat e përfaqësuesit të autorizuar, të dhënat mbi prioritetin, pamja e markës. Përshkrimi, kategoria e saj data e mbarimit të regjistrimit e disa dhjetëra element të të tjerë. Por në buletinin periodik të markave DPPI publikon vetëm një pjesë të elementëve që ka regjistri.
I njëjti dokument trajton mënyrën sesi zgjidhen kundërshtimet dhe korrigjimet në aplikimet ekzistuese. Por jo në të gjitha rastet mund të bëhen ndërhyrje.
Përfaqësimi (pamja) i një marke nuk mund të ndryshohet (korrigjohet), me përjashtim të rastit kur ai përmban emrin dhe adresën e aplikantit. Në këtë rast, me kërkesë të aplikantit dhe kundrejt pagesës përkatëse, pamja mund të ndryshohet (korrigjohet), por pa prekur thelbin e pamjes së markës së aplikuar” thuhet në rregullore.
Tarfiat për patentat dhe markat
E njëjta rregullore përfshin disa lidhje të rëndësishme të lidhura me çmimet që aplikohen nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Kështu tarifa e depozitimit të një aplikimi për patent ka një tarifë 7 mijë lekë dhe po kaq edhe një depozitim aplikimi PTC, apo rivendoja në afat e të drejetave. Tarifa për korrigjimin e gabimeve në aplikimin e patentës është 2 mijë lekë kurse tarifa për çdo pretendim mbi pretendimin e 10-të të patentës është 500 lekë. Në total lista me tarifa shkon në 47 zëra duke parashikuar tarifa të ndryshme për secilën procedurë që i nënshtrohet subjekti.
Lidhur me markat tarifa për depozitimin e aplikimit për markë individuale është 7 mijë lekë kurse tarifa për depozitimin e aplikimit për markë kolektive është 8 mijë lekë. Për çdo klasë shtesë aplikohet një tarifë 2.5 mije lekë kurse për kufizmin e listës së mallrave 5 mijë lekë. Tarifat më të larta prej 10 mijë lekë janë për apelimin në Bordin e Apelit të vendimit lidhur me kërkesën për shfuqizim/zhvlerësim.

Login to post comments