Mbrëmjen e djeshme policia bregdetare, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kapën një gomone në zonën e Darzezës, në rrethin e Fierit.
Bëhet fjalë për një gomone rreth 12 metra të gjatë, e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.
Sipas hetimeve të para dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në bregdetin shqiptar dhe më pas për t’u kthyer sërish por është pikasur nga policia, çka ka çuar në dështimin e trafikut.
Ndërkohë gomonia ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në plazhin e Darzezës dhe më pas është marrë nga forcat e Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare Shqiptare.