Jo të gjitha eksportet në lulëzim, fasonët në krizë

E mërkurë, 20 June 2018 10:27

“Jo çdo gjë që shkëlqen, është ar”. Shprehja duket se merr kuptim me fasonistët, që janë grupi i dytë më i madh i eksporteve në vend dhe po kaq i rëndësishëm edhe në drejtim të gjenerimit të vendeve të punës.

Ndërsa të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për rritje të eksporteve gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, sektori i prodhimit të këpucëve po kalon ditë të vështira. Kjo bazuar në dëshmitë e vetë eksportuesve, të cilët tregojnë se humbjet për kompanitë shqiptare nisën që në fund të muajit shkurt, ku kulmi u shënua në prill-maj, ndërsa parashikojnë, se deri në fund të muajit gusht do të paraqitet e njëjta situatë.
Kliton Prendi, një nga eksportuesit shqiptarë, që merret kryesisht me prodhimin dhe eksportin e këpucëve, mallra që i prodhon në Berat dhe i eksporton jashtë vendit, thotë se situata në këtë sektor mund të konsiderohet katastrofike, përsa kohë që humbjet janë shumë të mëdha, për shkak të zhvlerësimit të euros.
Në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, Prendi shpjegon se luhatja e këmbimit valutor ka shkaktuar humbje të mëdha dhe përkeqësim të situatës ekonomike, e cila nuk është aspak favorizuese.
Por, për Prendin, ajo çka shqetëson akoma më shumë eksportuesit, është fakti, se situata nuk është aspak premtuese.
“E ndoqa raportimin e Institutit të Statistikave. Nëse doni të dini mendimin tonë si eksportues, mund t’u them, se situata paraqitet shumë e rëndë. Që nga muaji shkurt ne kemi humbje shumë të mëdha. Humbjet më të forta janë shënuar në periudhën prill-maj.
Por, ajo çka unë parashikoj, është fakti, se kjo situatë do të vijojë deri në fund të muajit gusht. Nga ulja e euros në treg, ne na janë shkaktuar humbje shumë të mëdha, duke bërë që biznesi i eksporteve të bjerë. Në optikën time, situata ekonomike nuk është favorizuese dhe se tendenca është negative”, thotë Prendi.
I pyetur, se çfarë do të sjellë kjo situatë që eksportet shqiptare po përjetojnë në këto muaj, ai thotë, se do të shkurtohen vendet e punës dhe në proporcion të drejtë me këtë do të shkurtohen edhe shpenzimet e biznesit të eksportit.
“Ne po përballemi me humbje prej muajsh. Nuk mund të përballojmë kosto shumë të lartë. Ajo çfarë unë mund t’iu them, është fakti, se do të ulim investimet tona, çka përkthehet në shkurtim të vendeve të punës. Nuk përballohet kjo situatë”, shprehet eksportuesi.
Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg për të mbajtur nën kontroll luhatjen e euros, por ndikimi nuk ishte i fortë, sakohë që kursi i këmbimit valutor në treg pati oshilacione.
Për eksportuesit, institucioni mbikëqyrës bankar duhet që të ndërhyjë më fuqishëm. Por ata zgjidhjen e problemit e shohin tek qeveria dhe Ministria e Financave, të cilat sipas tyre, duhet që të subvencionojnë bizneset eksportuese për humbjet e pësuara në këto muaj.
“Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg, por mesa ne pamë ndikimi ishte gati i papërfillshëm. Por ne, zgjidhjen e shohim tek ndërhyrja e shtetit, në këtë rast të Ministrisë së Financave, e cila duhet të subvencionojë bizneset që eksportojnë mallra ‘Made in Albania’ drejt vendeve të tjera. Janë humbje në qindra mijëra euro, kush do i përballojë?” shprehet Prendi.  Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 131 miliardë lekë, duke u rritur me 18.4 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa vetëm në muajin maj, arritën vlerën 30 miliardë lekë, duke u rritur me 24.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12.7 %, në krahasim me prill.  Por duket se për sektorë të veçantë, realiteti i përditshëm është krejt ndryshe nga shifrat.

Modifikuar më E mërkurë, 20 June 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...