Policia ka bërë me dije një ngjarje të rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme ku një shtetas iranian është mbytur në Manëz. Mësohet se 47-vjeçari me inicialet M. Sh, i cili banonte në Manzë, ishte futur për t’u larë në rezervuarin e fshatit Rrotull, por nuk ka mundur të dalë nga aty.
Policia është vënë në gadishmëri për gjetjen e trupit të 47-vjeçarit por deri tani pa asnjë rezultat.
Sakaq, kërkimet kanë vijuar sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.06.2018, në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi Iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.
Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea.
Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.