Teksa Komisioni i Medias ishte përfshirë në një debat të ashpër, pasi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kishte shkuar i paftuar në këtë komision, një tjetër ngjarje e turpshme ka ndodhur në të njëjtat ambiente.
Deputeti i PS-së, Musa Ulqini, pa asnjë lloji arsyeje dhe shpjegimi dhe me një fjalor prej rrugaçi, i është sulur një zonje, një nëne, kryetares së Komisionit të Mediave, Albana Vokshit.
Ky është një akt i paprecedentë që nuk ka ndodhur më parë në Komisione, ku një deputet i sulet me një fjalor vulgar një deputeteje.
Por, në fakt nga deputetet e PS çfarë mund të presësh, aq me tepër që nga ajo seli, kemi parë të dalin kriminelë, banditë dhe trafikantë droge.