Një grua shqiptare ka humbur prej 10 ditësh pa lënë asnjë gjurmë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Marina di Massa.
Rasti i shqiptares Marjana Marku është denoncuar në emisionin italian ‘Chi l’ha Visto?’, i transmetuar në televizionin RAI3.
Ajo raportohet e zhdukur që prej 11 qershorit 2018. Shqiptarja është 35 vjeçe dhe nënë e dy vajzave të vogla.
Fotoja e gruas së zhdukur është bërë publike nga policia, pas denoncimit në polici, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e saj.
Hera e fundit kur gruaja ka folur me të afërmit e saj ka qenë 11 qershori. Që nga ai moment kanë humbur gjurmët e saj.
Nëse keni dijeni për vendndodhjen e saj, apo e keni parë mund të telefononi menjëherë në numra 112 dhe 113 të policisë italiane.