Bujar Kapexhiu del kundër shembjes së teatrit

E Enjte, 21 June 2018 10:29

Vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është shoqëruar me polemika të shumta dhe protesta nga ana e artistëve. Së fundmi, ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Bujar Kapexhiu. Në një intervistë të dhënë sot në emisionin Ditë e Re në Ora News, aktori u shpreh se teatri në vend që të shembet duhet të rikonstruktohet.

"Teatri sot ndodhet në një pozicion tepër të vështirë sepse ka një mendim, projekt për të shembur teatrin e vjetër dhe për të ndërtuar aty një teatër të ri. Unë jam kundra kësaj sepse është një monument kulture, është një histori e tërë e atij teatri dhe përse duhet shembur kur ai mund të rikonstruktohet, tha Bujar Kapexhiu 

Këtu ka një hile. Nuk i leu në zemër qeverisë, hajde ti bëjmë një teatër këtyre, jo hajde të gjejmë gjoja një teatër por të marrim tokën e tetarit dhe ta shfrytëzojmë. Nëse aty janë 6000 metër katrorë, se janë 2 teatro dhe i tërë sheshi i tetarit, 4000 metra i merr privati dhe 2000 metra do i marrë teatri.

Thonë se ndërtuan këndin e lojërave, shumë bukur, ndërtua megjithëse kishte kundërshtime. U ndërtua sheshi megjithëse kishte kundërshtime. Por është ndryshe probleme sepse në tokë publike u bë një aktivitet publik. Pra toka i mbeti publikut, kurse në teatër ka një hile.

Tokën publike do t'ia japin privatit. Si mund të ndërtohet ai lloj teatri që është në ndryshim me të gjitha linjat arkitektonike rreth e rrotull. Si mund të ndërtohet kur edhe si formacion, nuk po themi e vjedhur por e huazuar, e marrë nga një arkitekt tjetër ukrainas në Korenë e Jugut dhe më i vogël ndërtohet këtu. Në Korenë e Jugut nuk ka qenë për teatër por për qendër teatrore, me disa salla, aktivitete, me kinema, pra qendër e madhe kulturore.

Nëse do sakrifikohej teatri, në të gjithë atë territor të shembej, në të gjithë atë territor prej 6000 metrash të ndërtohet një qendër  madhe kulturore, të ketë teatro, restorante, kinema, të ketë disa salla teatrosh nga më të ndryshmet. Atëherë mund të pranonim që të ishte një teatër unikal në një ndërtesë kolosale, të bukur. Por jo do ndërtohet një teatër i vogël me disa kulla të mëdha", u shpreh Kapexhiu.

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 10:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...