Opozita ka provuar të gjitha mënyrat për të shmangur censurën e mazhorancës për të ndërprerë fjalën e deputetëve demokratë e të LSI-së.
Fillimisht Gramoz Ruçi ndërpreu fjalën e kryedemokratit Basha duke fikur mikrofonin e më pas fiku serverat e internetit brenda sallës së parlamentit.
Ky veprim nuk ka prekur vetëm opozitën, por edhe mediat. Ishin gazetarët që u ankuan se nga ana e drejtuesëve të parlamentit nuk po u mundësohej zhvillimi normal i punës, raportimin për opinionin publik.
Në ekranet e mediave që transmetonin live se ç’po ndodhte brenda seancës plenar u lejua të transmetohej vetëm fjalimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.