Policia ka zbuluar peshën e saktë të drogës që gjeti në breg të Karaburunit paraditen e së mërkurës.
Sipas informacionit zyrtar pas peshimit doli se ishin 796 kg kanabis sativa, si dhe 59 litra benzinë.
Nuk dihet nëse droga ishte hedhur për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, apo ishte lënë aty për t’u ngarkuar më vonë. Ndërkohë natën e së mërkurës një gomone u kap pas tri ore ndjekjeje.
Ajo kishte ardhur nga Italia drejt brigjeve të Vlorës.
Autorët e braktisën atë në Darëzezë të Fierit. Për të dy këto ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar.