Një sasi e kosiderueshme kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës.
Sipas informacioneve, lënda narkotike prej 47 kg është vënë re nga policia kufitare pas një kontrolli rutinë, ndërkohë që policia e Korçës refuzon të japë më shumë informacione për pasagjerët në automjet.
Droga mësohet se është zbuluar në bagazhin e një makine, pasi kjo e fundit kishte kaluar qetësisht në sportelin e parë.
Policia po kryen hetime të mëtejshme për intinerarin e kanabisit.