Dy shtetas të huaj kanë rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme në Golem.
Persona të maskuar kanë arritur të vjedhin në shtëpinë e shtetasve gjerman dhe anglez një sasi eurosh, lekësh si dhe dy automjete tip “Porsche” dhe “BVM”.
Njoftimi I Policisë
"Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.