Asnjë tregtar ambulant nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin këtë sezon turistik në shëtitoren e Sarandës.
Vendimi ka ngritur në protestë tregtarët por kryebashkiakja Florjana Koka u bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi.
Në një përballje me tregtarët për këtë çështje, kryebashkiakja Koka u shpreh e vendosur për ti dhënë fund fenomenit të tregtimit në bulevard.
Koka: Kush do të shesë mallra industriale të shkojë tek tregu i qytetit, dakord. Kush shet mallra që bëhen me dorë të vijë aty tek tregu që është bërë në bulevard, për njerëz të llastuar nuk ka vend. Ka dy opsione, të mos dalësh fare se unë e kam marrë këtë vendim, institucioni e ka marrë këtë vendim dhe të rrish në shtëpinë tënde, ose të zgjedhësh të bësh punë të tjera. Ose të pranosh këtë zgjidhje. Vendimi është i prerë dhe është ky, nëqoftëse ju bëhet të shkoni në atë treg, ama në këtë qytet nuk ka ca mos, ca dos.
Por ajo që duhet të ishte përballje qëndrimesh u karakterizua nga tensione të larta deri në kërcënime ndaj kryebashkiakes së Sarandës.
Tregtari: "Unë atje do jem, e sheh. Hajde të pres, të shohim se çfarë do të bësh.Po të dua dhe ty bashkë me policët, dua ta shikoj surratin aty!"