Një ndër gazetat më të rëndësishme në Gjermani, ‘Der Spiegel’ i ka kushtuar një artikull lajmeve të fundit që thonë se në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për pritjen e refugjatëve që vijnë nga Azia dhe Afrika.
Sipas gazetës, përveç konservatorëve të djathtë në Austri, Bavari dhe Danimarkë, së fundi mbështetet edhe nga shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk. “Me qendrën e azilit jashtë BE, autoritetet perëndimore kërkojnë strategji tjetër. Të gjithë të shpëtuarit nga deti do dërgohen në këto qendra azili dhe prej atje do vendoset direkt për statusin e tyre si refugjat ose jo“, shkruan ‘Der Spiegel.
Gazeta vijon më tej duke analizuar se Bashkimi Europian mund të ndjekë shembullin e Australisë me Shqipërinë, e cila i depërton të gjithë refugjatët në ishullin, Papua Guinea e Re dhe i jep shtetit prej 5 milion banorësh rreth 3 miliard dollarë australian në vit ose e thënë ndryshe 1.9 miliard euro.
“Ky është një shembull si vepron Australia me ishullin e paqësorit Manus, prej 2001, duke i depërtuar gjithë emigrantët e paligjshëm në ishullin e Papua Guinea e Re. Për këtë Australia u pagon shteteve ishullore rreth tre miliardë dollarë australianë në vit. Secili refugjat në Manus ose Nauru, përfiton 16 mijë dollarë nga Australia, nëse rikthehet në vendlindje. Megjithatë ky kamp vlen si stacioni i fundit. Shumica e tyre nuk dëshirojnë përsëri në vendlindje, ndërsa Australia prej disa vjetësh nuk pranon strehimin edhe të atyre që njihen si refugjatë. Ata me ndihmën e punëtorëve të UNHCR shpërndahen në vende të ndryshme të botës, siç ndodhi së fundi drejt SHBA në 2016“.
‘Der Spiegel’ përmend edhe një opsion tjetër sipas të cilit Danimarka dhe Austri këerkojnë që Shqipëria të luajë rolin e njëishulli tjetër, i cili quhet Manus dhe
Danimarka dhe Austria kërkojnë që Shqipëria të luajë rolin e ishullit Manus, i cili ka një popullsi prej 47 mijë banorësh dhe ndodhet pranë Indonezisë dhe Malajzisë. “Kjo është një pyetje vendimtare – por pa një përgjigje konkrete. Ish-ministri Brendshëm i Gjermanisë, De Maizièrenë 2014 fliste për “Qendra mikpritëse” në “Afrikën Veriore”. Edhe figura tjera të larta europiane kërkonin qendra të tilla prej përpara dhjetë vitesh në vendet e Magrebit. Vendet e vogla europiane Danimarka dhe Austria së fundi kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër pikëgrumbullimi për emigrantët e paligjshëm. Komisioneri i emigrimit në BE, greku Dimitris Avramopoulos, u përgjigj se ideja është e mirë, por a ka ndonjë vend që mund të merrte përsipër ndërtimin e një qendre të tillë? Kjo nënkupton se edhe Shqipëria mund të refuzonte kërkesën“, përfundon ‘Der Spiegel’.