Një aksident ka ndodhur tek kthesa e Kamzës ku është përplasur autobuzi i linjës urbane të Insitutit me atë të linjës së Kamzës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Paraprakisht mësohet se autobuzi i linjës së Institutit goditi atë të linjës së Kamzës. Autobuzët kanë qenë të mbushur plot me pasagjerë duke qenë mëngjes ku një pjesë po shkonin në punë dhe pjesa me e madhe ishin studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët kishin sot provim. Raportohet për pasagjerë të dëmtuar dhe të çarë nga xhamat por mes tyre edhe disa me shembje.
Policia dhe ambulancat kanë mbërritur në kanë mbërritur në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë të plagosurve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Një pjesë e studentëve edhe pse të plagosur lehtë janë nisur për të dhënë provimin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).
Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.