Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja), vendimi i cili do të merret në 25 qershor.
Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja do të shqyrtojnë dosjen e gjyqtares bazuar në tre kritere, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësimin profesional.
Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Relatorja Etleda Çiftja tha se ILDKPKI ka paraqitur raport pozitiv dhe se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka deklarim të rremë.
"Hetimi u përqendrua në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2012 në Selitë dhe një makinë", tha realtorja.
Po ashtu është hetuar edhe bashkëshorti për pjesën që i takon prej 50%.
Relatorja Etleda Çiftja tha se "Ka pasur 12 denoncime nga qytetarët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit". Por sipas relatores, komisioni ka arritur në konkluzionin se denoncimet mund të zgjidhen në rrugë gjyqësore.
Nga ana e saj gjyqtarja Ukperaj tha se është njohur me materialet dhe se i qëndron te gjitha atyre qe ka shpjeguar.
"Mendoj se bej pjesën e shëndoshë te sistemit", ka thënë Ukperaj përpara KPK.